Shqiptar (Albanese)

NE GJUHEN SHQIPTARE
(E perkthyer nga Suela Kadiu)

I SHENJTI MARCO D’AVIANO  lindi më 17 Nëntor 1631.Vishet me unformën e uratit te cappuccinit (uniformë me kapuç) në Conegliano në vitin 1648 dhe respektojë zotimet në mënyrë heroike.
I caktuar prift në Chioggia në vitin 1655,ju dedikua predikimit.Në vitin 1676 realizojë në Padova të  parin e shumë mrekullirave të tij:Papa Beato Innocenzo XI e pershkroi atë *punëtor mrekulli e shekullit*.Shumë i adhuruar nga peshkopët,ndërmori dy udhëtime misionare të gjata në Veri dhe në Qendër të Europës,duke këmbëngulur në aktin e përsosur të pendimit të mëkateve che kështu u realizuan konvertime (kthime feje) të panumërta midis turmave që dyndeshin tek ai.Hyri në kontakt edhe me Leopoldo I,imperatorin e Austrisë,për të cilin u bë *ëngjëll mbrojtës*. Në vitin 1683,sì përfaqësues papnor,zuri një rol vendimëtar në clirimin e Vjenës nga Turkët:e ofrojë veten e tij viktimë Zotit che kështu mori fitoren nëpërmjet fuqisë së lutjes.
Vazhdoi punën e tij si një *punëtor mrekulli* si bamirës i të varfërve,si predikues i kreshmës,si këshilltar më se i adhuruar nag peshkopët,qeveritarët she fisnikët.Gjithashtu ishte i pranishëm në clirimin e Budës (1686) dhe Belgradit (1688).Vdiq në Vjenë më 13 Gusht 1699 dhe u varros në kishën e capuccinit.
I shpallur që kur ishte gjallë,i shenjtë,u deklarua I bekuar nga i shenjti papa Giovanni Paolo II më 27 Prill 2003 për punën e paepur dhe  aktin e  iniciativës (promovimit) të uratit priftit Venanzio Renier (1909-2008).

AKTI I PERSOSUR I PENDIMIT

Gesú,Maria.
Unë krijesë e dobët dhe e padenjë,i ulur tek këmbët e Tua rrefej me një dhimbje të fuqishme dhe me shpirtin plot me konfuzion neglizhencat  mia të panumërta dhe mëkatet që kam bërë në jetën time.
Të kam ofenduar,o Zoti Im,Të kam ofenduar dhe pendohem nga thellësia e zemrës.Me shpresë të gjallë të ndihmës së Juan të shenjtë,kam qëllimin që më mirë të vdes,sesa të kryej akoma edhe sikur mëkat të keq.
Jam pa kufi në ankth për mekatet e mia,sidomos për këtë:sepse të kam ofenduar Ty,Zoti im pafundësisht i mirë dhe I dashur,lavdërime,falenderime dhe shenjtësi që asnjë krijesë nuk mund të ndërprejë kurrë.
Amen

LUTJA PER TE MARRE SHENJTESI DHE  MREKULLI

E Shenjta Trinì,Baba,Bir,Shpirti Shenjtë,
ne Të adhurojmë dhe Të lavdojmë,sepse Ti je E Mira,shumë e Mira
pikërisht ku buron cdo e mirë.Ti që bëre të Shenjtë Marco d’Aviano
një apostull së paqes,
një nxitës,promotor të bashkimit ndërmjet popujve të Europës,
një baba për më të dobtit dhe të pambrojturit
dhe një operator i fuqishëm i mrekullirave shpirtërore dhe materiale.
Na lejo ne nëpërmjet ndërmjetësisë të tij,
të njëjtin shpirt dashurie,marrëveshje,paqeje dhe shenjtësi që përgjërojmë për N.N.
Lavdi Atit